Surprizoi ndjekësit dhe shprehu se pse nuk merr pjesë në festivale, Luizi: Kemi fëmijë për të rritur…

Që pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejllin e kemi parë me shumë projekte, por ende në asnjë kompeticion muzikor.

Teksa ka postuar një cover të këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, Luizi ka kthyer përgjigje personave që janë kuriozë se përse nuk po merr pjesë në festivale.

Luizi shkruan se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ushqehen dhe mbajnë familjet nga puna që bëjnë, e për këtë shkak, në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga masa.

“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!

Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.