Panik në një aeroport në Itali, merr flakë motori i avionit me rreth 200 pasagjerë në bord

Panik në aeroportin e Brindisit në Itali. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer në motorin e një avioni pak para nisjes, gjë që çoi në evakuimin me rreth 200 pasagjerëve që ndodheshin në të.

Asnjë nuk u lëndua pasi pasagjerët dolën nga emergjenca. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Për këtë arsye, u ndaluan për disa orë fluturimet nga aeroporti.