Marin Mema dhe Florent Hasani shumë shpejt sjellin dokumentarin për Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun

Gazetari nga Shqipëria Marin Mema dhe historiani nga Podujeva Florent Hasani shumë shpejt do të sjellin para jush dokumentarin historik për dy strategët e UÇK-së Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun.

Mema dhe Hazani janë në përgatitjet e fundit të dokumentarit i cili do të pasqyrojë aktivitetet ushtarake ish- pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Për dy heronjët Pajazitin dhe Zejnullahun, Mema dhe Hasani do të sjellin pamje të improvizuara detajisht.

IndeksOnline mëson se publikimi këtij dokumentari do të bëhet së shpejti në televizionin Top Channel në Shqipëri, në kuadër të “Gjurmë shqiptare”.

Ne do iu mbajmë të informuar edhe në publikimin e dokumentarit./ IndeksOnline/