FIFA ndryshon rregullat në mënyrë të çuditshme, ‘asist’ Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034

FIFA ka njoftuar një ndryshim në procesin e votimit për shtetet që duan të organizojnë Kupën e Botës, një lëvizje që rrit masivisht ambiciet e Arabisë Saudite, sipas raporteve nga mediet angleze.

Shteti i Lindjes së Mesme dëshiron të presë Kupën e Botës 2034 dhe pritet të sigurojë votat e nevojshme pasi FIFA i ka dhënë një ‘asist’ me ndryshimet e bëra.

Më parë ka pasur votime të veçanta për Kupat e Botës 2018 dhe 2022 të mbajtura respektivisht në Rusi dhe Katar, por kjo tani do të ndryshojë për vendet që konkurrojnë për të mbajtur edicionet e ardhshme të garës ikonike.

Në vend të kësaj, FIFA ka vendosur që votat për turneun e 2030 dhe 2034 do të mbahen ‘në bllok’ në atë që është një ndryshim i çuditshëm i rregullave nga organi qeverisës global i futbollit, siç raportohet nga Times.

Vendimi për të ndryshuar procesin e dhënies së lejes organizuese do të thotë se nëse vendet duan të votojnë kundër Arabisë Saudite, atëherë ata do të votojnë edhe kundër Spanjës,

Portugalisë dhe Marokut, të cilët janë duke kërkuar për të pritur Kupën e Botës pas gjashtë viteve (2030). Diçka që do shtrëngonte anëtarët për të votuar kundër.