Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi

Në puntatën e mbrëmshme, tema në emisionin “Goca dhe Gra”, kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme.

Lidhur me këtë çështje, moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.

Aktorja Rudina Dembacaj, siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, ajo ka folur për raportin që ka me nënën e tij, duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht, nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas më përpara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.