Ish-prokurori Eugen Beci ka folur për hetimet në lidhje me rastin e Liridona Ademajt, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.
Sipas Becit, gjykata mund të tregohet e rezervuar për ta thënë publikisht motivin kryesor për të mos prekur probleme sociale dhe të krijojë plagë që mund të agravojnë situatën.
Ai deklaroi në studion e “Open” në News24 gjithashtu se gjykata edhe mund të mos gjejë një motiv kryesor.
“Në pikëpamje të provueshmërisë së materies që mund të çohet në gjykatë, motivet krijojnë tablonë e qartë rreth rrethanave rënduese. Por nëse gjykata e ka të pamundur të gjejë një motiv kryesor dhe e përfshin në motivet e dobëta shkon në gjykatë.
Por kam dhe mendimin se për të mos prekur probleme sociale, për të mos e çuar në këtë zinxhirin mediatik përmes deklaratave, prokuroria do tregohet e rezervuar për ta thënë publikisht motivin kryesor, sepse nuk besoj se i intereson prokurorisë të shpjegojë dhe të krijojë plagë e probleme sociale që mund të agravojnë situatën”, deklaroi Beci.