Tërmet me magnitudë 3.2 ballë në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut me epiqendër në afërsi të Demir Kapisë.

“Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Konçe, në një thellësi prej 9 kilometrash. Tërmeti është ndjerë edhe në Strumicë, Vallandovë, Radovish dhe Kavadar”, thuhet në njoftim.