Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, tre të tjerë në gjendje kritike

Gjatë natës rreth orës 3 të mëngjesit, një aksident i rëndë ka ndodhur në via Morolense në Supino në Itali.

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave italiane, viktima është një 32-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Alatri.

Të plagosur kanë mbetur tre personat që ndodheshin në mjetin tip Ford Focus. Ata u transportuan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë personeli mjekësor dhe policia për të kryer kontrollet e nevojshme.