Një grua në Kinë ka vendosur që pasurinë të mos ua lë fëmijëve të saj, me arsyetimin se ata hoqën dorë nga ajo.
Por, gruaja e identifikuar si Liu, ka thënë se pasurinë në vlerë prej 2.2 milionë funteve do t’ua lë kafshëve pasi “ato kanë më shumë vlerë së fëmijët”. Duke i cituar mediat në Kinë, Mirror ka shkruar se gruaja nga Shangai ka marrë këtë vendim ekstrem me arsyetimin se s’ka dikë tjetër që t’ia trashëgojë pasurinë.
Ajo ka caktuar një veterinere si zyrtare për ndarjen e pasurisë mes kafshëve.“Vullneti i Liu është kështu dhe ne e këshilluam që të caktonte një person që i beson për të mbikëqyrur klinikën veterinare për të siguruar që kafshët shtëpiake kanë marrë kujdesin e duhur”, ka deklaruar Chen Kai, zyrtar nga Qendra për regjistrimin e testamentit.
Kjo s’është hera e parë që kafshët shtëpiake janë në listën e testamenteve. Një rast i tillë kishte ndodhur në New-York, ku Leona Helmsley ia kishte lënë 6 milionë funte qenit.