“Dashuri e cila ia mori jetën”: Ky është motoçiklisti që u vetaksidentua për vdekje

Një i ri motoçiklist ka humbur jetën sot pasi u vetaksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.

Viktima është nga Peja, ndërsa quhet Andi Murati.

Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar një video në Facebook, ku tashmë i ndjeri shihet duke vozitur motoçikletën.

“Sot Peja humbi një djalë të ri, një djalë të çmuar i cili e donte jetën dhe lirinë që ia jepte motori i tij, dashuri e cila fatkeqësisht ia mori dhe jetën”, shkruan në postim.

“Andin do ta kujtojmë gjithmonë me atë shpirtin e tij të lirë, derisa bëjmë apel te të gjithë të rinjët të bëjnë kujdes në komunikacion, në veçanti motoçiklistët”, thuhet tutje aty.