Kaderi dhe Alba rregullojnë raportet, shihen duke kërcyer së bashku

Dy ish-konkurrentet e BBVK 2, Kader Kicaj dhe Alba Vukaj janë parë duke kërcyer më njëra tjetrën mbrëmë.

Ato ishin të pranishme në dasmën e Adrit dhe Ilirianes, ku si duket, bukuroshet ndezën atmosferën, shkruan IndeksOnline.

Siç shihet, dyshja kanë lënë pas hatër mbetjet, pasi në BBV nuk kishin një raport aq të mirë.

Megjithatë, Kaderi e Alba shkëlqyen mbrëmë.