Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Paraditen e kësaj të marte, një efektiv i Gardës së Republikës, tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit në zonën e Qytetit Studenti.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat, duke theksuar se gardisti që qëlloi veten është Henri Haxhiaj, 37-vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.