Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit!

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë nga Italia, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni.

Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve.

Anija me 16 emigrantë, nga Egjipti dhe Bangladeshi, u nis më 14 Tetor në brigjet e Lampedusa dhe u ankorua sot (16 Tetor) në portin e Shëngjinit.

Javën e kaluar u vendosën në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane.

Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh.

Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate2anija libra emigrante shengjin porti i shengjinit refugjate

Prodecurat për emigrantët

Në portin e Shëngjinit është e para nga dy qendrat e ndërtuara nga italianët dhe e drejtuar nga policia e karabinierët: 3500 metra katrorë për pritjen dhe identifikimin e të sapoardhurve. Pas disa shtyrjeve, qendrat u bënë të aksesueshme vetëm pak ditë më parë.

Në këto ndërtesa migrantët do të freskohen, do t’u jepen rroba të pastra (xhupë dhe tuta blu ose të zeza) dhe një kod QR, do t’i nënshtrohen një kontrolli shëndetësor dhe në fund do të mund të dorëzojnë kërkesën e tyre për azil. Kjo brenda ditës sepse në Shëngjin nuk ka shtretër, shkruan Corriere.

Do të pasohet me kalimin me autobus në qendrën tjetër, atë të Gjadrit.

Një gardh gjigant prej betoni i kryesuar nga gardhe metalike të larta 6 metra kufizon një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë të ndarë në tre sektorë: më i madhi është për azilkërkuesit, një seri blloqesh me dhoma me katër krevate të pajisura me kondicioner, tavolina e karrige, dush, dyshekët ende të mbështjellë me celofan dhe ndërsa pastrimi vazhdon.

Nuk ka mensë apo restorant: ushqimi do të vijë gati dhe do të konsumohet në ambientet e përbashkëta.

Qëndrimi këtu është maksimumi katër javë: me procedurën e përshpejtuar të azilit, kjo është koha që pritet të përfundojë procesi.

Pas kësaj, ose njihet mbrojtja ndërkombëtare dhe dërgohen në Itali ose (rezultati më i mundshëm) aktivizohet dekreti i dëbimit.

Tani për tani, Gjadër mund të strehojë maksimum 400 persona, por kantieri është ende i hapur, synohet dyfishimi i kapacitetit të tij.

Një pjesë tjetër e qendrës është e dedikuar për ata të cilëve u është refuzuar azili dhe që presin të riatdhesohen. Super e blinduar: kufizohet nga një gardh katër metra të lartë, një pengesë e dytë përveç gardhit të jashtëm. Brenda ka dhoma për seancat dëgjimore të autoritetit gjyqësor në distancë.

Pas maksimumi tre muajsh, nëse gjithçka shkon mirë, riatdhesimet duhet të bëhen direkt nga Shqipëria, por ende nuk janë përcaktuar marrëveshjet me autoritetet e aeroportit të Tiranës.

Pastaj është një sektor i tretë që është një burg i vogël me 20 vende, për ata që kanë kryer krime brenda qendrës.