Naim Murseli i arrestuar pas vrasjes së Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se Murseli ka mohuar versionin e dhënë gjatë marrjes në pyetje në polici. Sipas saj, Murseli ka mohuar raportet e tensionuara me bashkëshorten dhe aludimet për tradhti.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sot është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë marrjes në pyetje në polici.
Deklarata e tij është dhënë ne detaje në shpjegimin e ngjarjes ku ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Të dhënat të cilat janë publikuar në lidhje me raportet e tensionuara mes bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre, i pandehuri i ka mohuar në tërësi. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtejshme”, ka thënë Zhinipotoku./GazetaExpress