Evi Reçi flet për mëmësinë, zbulon kuptimin e emrit të djalit

Moderatorja e njohur Evi Reçi e cila u bë nënë pak kohë më parë ka zbuluar detaje nga jeta e saj si nënë.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa u bënë prindër për herë të parë më 13 shtator të këtij viti.

Në një intervistë për emisionin “Pardon My French”, Evi Reçi tregoi kuptimin e emrit të djalit të saj Aster.

Emri Aster do të thotë yll dhe vjen nga greqishtja, tha Evi Reçi. Moderatorja tha se emrin ia ka zgjedhur ajo djalit, sigurisht me aprovimin e Kledi Hysës.

Lidhur me eksperiencën e aj si nënë, moderatorja tha se askush nuk ka lindur me një manual prindërimi dhe se nga gabimet do të mësojë.

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi.

Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.”, tha Evi Reçi.