Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 3, Jonida Vokshi, është e mbushur me emocione para nisjes së spektaklit gjigant në Klan Kosova, edhe pse këtë detyrë po e bën tash për të tretin vit me radhë, së bashku me kolegun e saj prezantues Alaudin Hamiti.
Gjysmë ore para ndezjes së dritave në studion e madhe të BBVK, ku ajo do të ngjitet në skenë së bashku me Dinin, Jonida shprehet se ajo çka di është se kasti i banorëve është bombastik dhe se mezi pret që t’i prezantojnë.
“Banorët janë një larmishmëri karakteresh aq të ndryshëm me njeri-tjetrin dhe kjo do të krijojë spektakël të vërtetë”.
Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi dhe mua po më dridhen këmbët që tani”, deklaroi prezantuesja Jonida Vokshi.