Rama flet për vështirësitë pas operacionit: Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur ‘sulltanin’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për peripecitë që ka kaluar pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për hernien inguinale.

Ai tha se duhet të qëndronte 3 ditë pushim, por e kishte të pamundur pasi duhet të priste presidentin turk Erdogan në Tiranë dhe më pas të udhëtonte drejt Hungarisë dhe në Luksemburg për të hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Duke qenë se mu desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale dhe pastaj të marr rrugët kundrës shkencës, duhej të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura, të nesërmen duhej të rrija në këmbë të prisja sulltanin që vinte nga Lindja… Pastaj duhej të të nisesha të nesërmen për të marrë rrugët për të shkuar në Hungari për të takuar mikun tim që është kryeministri i vendit që ka presidencën e BE…

Pastaj duhet të shkonim së bashku për të ulur në atë sofër si të barabartë. Kjo bëri që në efektin e disa injeksioneve shumë të forta që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë, për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane”, ka thënë Rama në podcastin “Flasim”.