Për të marrë një pension minimal qytetarët duhet të kenë minimumi 15 vite punë, ndërsa që këtë pension ta marrin të plotë duhen plot 38 vite pune të deklaruar.
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani sqaroi skemën, duke thënë ndër të tjera se është rritur jetëgjatësia.
Sipas saj, kjo rëndon mbi skemën e pensioneve, por uroi që jetëgjatësia të zgjasë sa më shumë.
Po ashtu, zv.ministrja tregoi edhe raportin kontribuues-pensionist. “Raporti është 1.19 kontribuues për një pensionist”, tha Manjani.
“Një faktor i rëndësishëm dhe është faktori më pozitiv është rritja e jetëgjatësisë.
Fatmirësisht rritja e jetëgjatësisë që lidhjet me përmirësimin e kushteve ekonomike, me rritjen e standardeve të jetesës çon edhe në gëzimin për një kohë të gjatë të pensioneve për një kohë të gjatë. Ne urojmë që ky të jetë rasti dhe jetëgjatësia të vijojë të rritet më tej, pavarësisht se na rëndon në skemën e pensioneve”, tha zv.ministrja.