Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se njëri nga viktimat është Ardit Parallangaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai për media.