A po merr përsipër fajin për Ilir Metën? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi: Ai nuk e di se sa kushton një shishe uji sepse pi në çezme

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta nuk është marrë me deklarimin e pasurisë.

E pyetur nëse kjo është një tentativë për të marr përsipër fajin e Ilir Metës, Kryemadhi u përgjigj se “s’është marrë ai, e vërteta si drita e diellit”.

Referuar deklaratës së saj gjatë konferencës për shtyp se Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, deputetja shtoi “Po, sepse pi në çezme”.

Monika Kryemadhi: Nuk është marrë ai, nuk është përpjekje fare. Është e vërteta si drita e diellit, nuk është marrë Ilir Meta absolutisht me asgjë.

Edhe ato dy fatura që ata mendojnë, ia kam paguar unë. Edhe përsëri të më japin faturat, sepse edhe në ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare sepse deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, se ka bërë ai.

E dyta, duhet të kuptoni një gjë, se thashë që Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, po, sepse pi ujë çezme.