Në konferencën e përbashkët për shtyp nga kryeministria, Rama në krah të Von Der Leyen shprehu mirënjohjen për kryetaren e Komisionit të Europës.
Më tej Rama theksoi se tashmë iku koha kur Von der Leyen i mbyllte fjalimet duke thënë se dëshiron që me Shqipërinë të nisin negociatat. Tani fjalimet duhet të mbyllen me: Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
‘E dashur Ursula! Sot ne ju presim përsëri në tiranë. E kam humbur numërimin e herëve kur ju keni ardhur. Me siguri keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj nga fillimi i këtij shekulli. Sot ditë e veçantë dhe është një konferencë shtypi shumë e veçantë. E di pasi t’ju dëgjoj që nuk do e përsërisni fjalinë që i keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme: Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim.
Sot kjo fjalim i përket historisë. Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tanimë Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave dhe janë hapur grupkapitulli i parë. Kemi hyrë në një fazë të re, që kur të vini përsëri do e mbyllni konferencën duke thënë: Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne duam tja dalim. Skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur.’