“Vajzën e ka goditur me karikues telefoni”- Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, 27-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Ja si e zbulova që do bëhej baba me një grua tjetër

E reja, e cila tentoi që të hidhej në Bunë së bashku me 4 fëmijët e saj më 17 Korrik, ka rrëfyer dhunën e bashkëshortit.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, 27-vjeçarja rrëfeu se i shoqi, Ajet Isufi, e ka dhunuar së bashku me fëmijët e tyre.

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj kishte nisur një lidhje jashtëmartesore. 27-vjeçarja rrëfeu se zbuloi se Ajet Isufi priste fëmijë nga kjo marrëdhënie jashtëmartesore, kur i shkruajti me adresë false në emër të gruas me të cilën ai kishte nisur romancë.

“Kur e kam menduar atë gjë që po bëja i thashë vetes ‘të raftë pika, mendo për këta të 4 se s’kanë faj’. Pse të hidhesha kot në ujë, kur ai bën dasmë nëse më ndodh gjë. I thashë vetes jeto edhe ti, se Zoti do të bëjë mirë. I ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni.

Çdo herë shkoja vonë në shtëpi pas pune, fëmijët thoshin babi na ka rrahur të 4 fëmijët. Balta është hedhur mbi mua, ai për çfarë ka folur asnjë nuk është e vërtetë. E kam provokuar në adresë me false me emër të asaj ‘pse si thua Xhoanës se është fëmija yt’. Më kthente përgjigje ‘çfarë i duhet asaj, unë të dua ty, do të jemi bashkë, do të përgjigjem për fëmijën që kemi bashkë’. Nuk ka shanse të bëhem më kurrë me të, s’ka shans. Në dhe’ të hyjë ishalla, para vaktit. Është munduar të mbulojë fytyrën e vet, vjen si laper tek puna, më sjell të tjerë aty. Më ka dalë edhe tek Bashkia, më ka kërcënuar edhe me shenja gishtash. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por s’ma dha gjykata, më tha duhet foto e tij. E di se çfarë kam hequr, për ata fëmijë kam dhënë shpirtin, jam kthyer për hatër të fëmijëve.

I thosha djalit “Mam bën të njëjtën gjë”, më thoshte “Edhe këtë herë”,”- tregoi 27-vjeçarja.

Ndërkohë Ajet Isufi, në një intervistë më 23 Korrik në emisionin “Me zemër të hapur”, pranoi se kishte tradhtuar të shoqen dhe se ajo ishte në dijeni.

Ajet Isufi tregoi se bashkëshortja ia kishte falur tradhtinë për hatër të fëmijëve dhe se nuk do ta tradhtonte më.

“Është e vërtetë që kam pasur lidhje tjetër dhe ajo e dinte këtë çështje, nuk dua ta zgjas.

Po, e di edhe gruaja ime. Kjo ka ndodhur kur jemi ndarë, pa divorc. Edhe tani pa divorc jemi ndarë. Kur kemi qenë ndarë, mendova se nuk kthehet më gruaja. U ndamë 3-4 muaj të ndarë, isha në lidhje tjetër por vendosëm ë bashkoheshim për hatër të fëmijëve. Para 3 muajsh vendosëm të bashkoheshim. Ajo ma ka falur për hatër të fëmijëve. Por kjo punë është kryer, dua vetëm që prindërit e saj të dalin para drejtësisë.

Sapo pashë lajmin kam shkuar në policinë e Shkodrës, pata përplasje i thashë pse s’më keni lajmëruar. Sot shkova sepse policia të hetojë tek familja e gruas, për të parë se çfarë ka ndodhur. Nuk kam pasur kontakt me gruan, as me fëmijët. Më kanë thënë që janë mirë dhe mos u bëj merak.

Shpresoj që gruaja të bëhet mirë dhe dua të shkojë në polici e të tregojë të vërtetën. Do të vazhdoj të jemi bashkë, ajo është gruaja ime dhe do të vazhdojë të jemi bashkë. Nuk do të ndodhë më tradhtia”, tha Ajet Isufi.