Nga e diela do të zgjoheni 1 orë më vonë! Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa

Duke nisur nga e diela do të fillojë të funksionojë ora dimërore, pasi akrepat e do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 03:00 të mëngjesit të 29 tetorit, akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.

Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në javën e fundit të marsit.

Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Referenca e parë e njohur për përdorimin e orës së diellit ishte nga Benjamin Franklin në një letër të botuar në një gazetë franceze.

Në këtë letër nuk përmendet ndryshimi i orës, por sugjerimi që njerëzit të zgjohen një orë më parë.

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.