Pas ngjarjeve të dhunshme ndaj Klea Prengës dhe periudhës së arratisë, Antonela Berisha ka vendosur të rikthehet në jetën e saj normale dhe të rifillojë punën.
Pas vetëdorëzimit, Gjykata e Tiranës i caktoi Antonelës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa motrës së saj, Marielës, “arrest në shtëpi”.
Ish-konkurentja e emisionit ‘Përputhen’ ka shprehur dëshirën për të rifilluar aktivitetet e saj në biznes dhe jetën aktive, duke lënë pas ngjarjet e fundit. Miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë përkrahur në këtë rikthim, duke i dërguar buqeta lulesh.
Antonela ka ndarë disa prej këtyre momentëve në llogarinë e saj në Instagram, ku një nga buqetat ishte e shoqëruar me mesazhin: “Mirë se u ktheve bisha”, duke reflektuar një qëndrim pozitiv dhe energjik në këtë fazë të re të jetës së saj.