Shifra marramendëse, kaq shikime ka arritur Edona James në Tik Tok

Edona James është njëra nga personalitetet më të përfolura në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Disa herë radhazi, Edona është zgjedhur banorja e preferuara nga publiku.

Hashtags në Tik Tok me emrin e Edonës çdo ditë e më shumë po rritet.

Më 24 tetor, Edona James grumbullonte vetëm rreth 19 milionë shikime në rrjetin social “Tik Tok”.

Rreth 57 ditë më vonë, Edona James ka thyer këtë shifër duke e shifruar disa herë.

Videot e saj të cilat publikohen shpeshherë pasi janë shumë komike, kanë grumbulluar një total prej 880 milionë shikime.