“Bëni vetë kontrollet”/ Mjekët këshillojnë gratë se si të parandalojnë kancerin e gjirit

Bëni vetëkontrollin e gjirit në dush të paktën e njëherë në muaj pasi një dyshim i vogël ju çon tek mjeku dhe mund të kapni në kohë sëmundjen që shkakton kanceri i gjirit.

Mjeku senolog në QSUT, Denis Godaj shpjegon se ekzaminimi me eko apo mamografi që vjen pas vetëkontrollit bën që trajtimet në nisin në kohë duke parandaluar arritjen e tumorit kur ai konstatohet.

“Nuk mund të kapë tumorin nën 1 cm, por çdo dyshim të çon tek mjeku. Ndaj njëherë në muaj bëjeni një vetëkontroll”, tha mjeku.

Në çdo 8 gra njëra prej tyre është me kancer gjiri dhe shifrat po rriten nga viti në vit.
Por sipas mjekut gjinekolog për ato gra që kanë pasur motrën, nënën apo një të afërm, mundësia që të diagnostikohet me kacer gjiri është 1 në 2, dhe po kështu këto gra dhe vajza duhet t’i nisin kontrollet në moshë më të re.

“25 vjeç-30 vjeç duhet te nise kontrollet”, tha mjeku.

Gjatë viti 2023 u diagnostikuan 774 gra, raste të reja me kancer gjiri dhe 15 burra.