37 vjeçarja vdes teksa afrohej së prapthi te helika e avionit për të bërë foto

Fotografja afrohej duke ecur së prapthi te helika e avioni të ndaluar por të ndezur, teksa përpiqej të bënte foto.

37-vjeçarja nga Kansas, Amanda Gallagher kishte marrë avionin për të fotografuar parashutistë në fundjavë, dhe ishte ulur në tokë pas lëshimeve të parashutistëve, kur ndodhi incidenti tragjik.

Aerodromi Air Capital Drop Zone ku ndodhi ngjarja, njoftonte se avioni vogël Cessna 182 ishte i ndaluar por me helikë të ndezur, çka solli tragjedinë.

“Për arsye të paditura ajo doli para krahut të avionit, që është një shkelje e rregullave të sigurisë. Me aparatin e saj për të fotografuar ajo bënte hapa prapa duke u afruar e më pas takuar me helikën që rrotullohej”, njoftonte sherifi i Sedgwick.

Gallagher, nga qyteza e Wichita, u dërgua në spital ku kishte vdekur nga plagët, thanë autoritetet.

Zyrtarët e transportit dhe të rendit lokal po hetojnë për tragjedinë, shkruan rrjeti ABCNews.