Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i viktimave nga atentati në Shkodër

Ka ndërruar jetë Arlind Bushati, që së bashku me Hamza Licin u qëlluan me armë zjarri nga një makinë tjetër në lëvizje në Dobraç.

Bushati u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 32-vjeçari nuk ia doli dot të jetojë.

Atentati në Shkodër, policia zbardh informacione shtesë: Në makinën e viktimës u gjetën tre armë zjarri

Gazetari tregon detajet rrënqethëse nga atentati në Shkodër

I vëllai humbi jetën sot në Shkodër! Kush është Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali

Ja se si Arlind Bushati alarmoi policinë 3 javë më parë: Më kërcënuan me armë në mes të pedonales

Përplasja e bujshme midis grupeve kriminale Bajri-Lici, ja si nisi historia
Vrasja në Shkodër/ Shoqërohen 10 persona në polici, mes tyre dhe Safet Bajri
Nga atentati i ndodhur sot në Dobraç të Shkodrës ka mbetur i vdekur Hamza Lici dhe Arlind Bushati, që kanë qenë edhe objektivë të autorëve.

Hamza Lici ishte vëllai i Ibrahim Licit, që dyshohet se ndodhet në Turqi, shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërsa, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati disa javë më parë kishte deklaruar në polici se ishte kërcënuar me jetë.

Nuk dihet shkaku i atentatit që i mori jetën Hamza Licit dhe një kalimtareje, por ka dyshime për hakmarrje për shkak të konflikteve të fisit Lici me fise të tjera në Shkodër.