“Ishte hera e parë që pash një person të vdekur”- Xheneta historinë e saj të frikshme

Xheneta ka rrëfyer para banorëve për historinë e saj të frikshme.

Ajo tha se i ka ndodhur gjatë punës së saj në Suedi, gjatë kohës kur punonte me të moshuarit.

Ndër të tjera ajo theksoi faktin që nuk kishte parë kurrë më herët persona të vdekur, transmeton Klankosova.tv.

“Në Suedi kanë tradita ndryshe, unë i frikësohem murmurimës, në ato momente kishim një pacientë që kishte ndërrua jetë dhe e kishin veshur në kat tesha.

Ai kishte gojën dhe sytë çelë, ishte terr dhe një llambe afër. E kisha të detyruar të futem në dhomë dhe jam frikësuar shumë…

Endesha pranë derës, momentin që e kam çelë derën ka murmuruar shumë dhe jam frikësuar më së shumti, kam bërtitur në ato momente e pash edhe atë person. Më pas jam trajtuar me psikologen. Pra ishte hera e parë që pash një person të vdekur”, u shpreh Xheneta.