Pas disa muajsh në kërkim, Stresi dorëzohet vetë në Policinë e Pejës

Pas disa muajsh në arrati, Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në policinë e Pejës.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në këtë qytet, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.

Për ngjarjen u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt. Të dy ata kanë lënë qelitë.