Spanjë: 5 emigrantë vdesin në përpjekje për të arritur në ishujt Kanarie

Pesë trupa u gjetën në det të dielën pasi gomonia me të cilën po udhëtonin u shpua rreth 90 km nga ishulli spanjoll Lanzarote, në Ishujt Kanarie, thanë shërbimet spanjolle të Shpëtimit Detar për Reuters.

Autoritetet thanë se kishin nisur menjëherë ekipin e shpëtimit pasi kishin pikasur gomonen nga një aeroplan.

17 persona u shpëtuan në njërën ndërsa në tjetrën 80.

Agjencia shtetërore EFE tha se shërbimet e shpëtimit kishin shpëtuar më shumë se 1,500 njerëz gjatë fundjavës.

Rruga e Atlantikut për në Ishujt Kanarie ka parë rritjen më të shpejtë të migrimit të parregullt në vitet e fundit.