“Edhe 100 i vogli i shtëpisë”- Djali i Alban Hoxhës feston sot ditëlindjen! Urimi i ëmbël nga Çiljeta

Djali i Alban Hoxhës, feston sot 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta.

Këngëtarja e njohur uroi sot përmes disa postimeve në Instagram, djalin e partnerit të saj për ditëlindjen e tij.

“Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan Çiljeta në Instagram krahas fotos se djalit të Alban Hoxhës, për të cilin ajo është shprehur në intervistat e saj televizive se nuk e diferencon aspak nga djali i saj biologjik Fernando.