Rama publikon pamjet nga Ura e Madhe e Veriut: Realitet të ri inxhinierik e arkitektonik! Shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila u hap për qytetarët ditën e djeshme.

Kreu i qeverisë thotë se kjo urë është një ‘shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin dhe për gjithë Shqipërinë’.

Rama thekson se kjo urë jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik.

Postimi i kryeministrit Rama

MIRËMËNGJES dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë