“Urime gjysh, të dua!” Mbesa uron Trump për fitoren: Askush nuk punon dhe kujdeset më shumë se ti për popullin amerikan

SHBA- Mbesa e Donald Trump, Kai Trump, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

17-vjeçarja është vajza e Donald Trump Jr dhe ish-gruas së tij Vanessa. Me anë të një postimi në platformë ‘X’ Kai shkruan se askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan.

“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan! Urime gjysh, të dua”, shkroi ajo.