Deputeti Dashnor Sula ka reaguar ashpër në Kuvendin për burgosjen e Ervin Salianit, duke akuzuar maxhorancën se i shkatërruan jetën dhe familjen.
“E bëtë kurban deputetin e PD-së, i shkatërruar tjetrin familjen deri në 2034 të mos kandidojë më”, u shpreh ai.
Ai iu drejtua deputetëve socialistë duke u thënë: “Thërrisni mendjen se po lini kokrrën e namit, do ju vijë turp kur të lexojnë nipërit dhe stërnipërit tuaj këto fjalë”.
“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ju e përdorët për letër higjienike, e hodhët në kosh. Vendimet për Xhaçkën e mbani në sirtar. Turp nuk keni ju, dënuat kolegun tonë, Ervin Salianji pa ligj.
E bëtë kurban deputetin e PD-së, i shkatërruar tjetrin familjen deri në 2034 të mos kandidojë më. Çfarë tha: vëllai i ministrit të Brendshëm është trafikant droge, i dënuar me burg në Itali.
Pse e dërguar po të mos ishte i dënuar. Na tregoni ju, na keni çuar në SPAK, Turp duhet të keni ju keni krijuar dy grupe parlamentare brenda në burg., shkoni për korrupsion në tendera, fonde publike, ne shkojmë se kemi protestuar, se morën një karrige e nxorëm jashtë, Se kolegia jonë ju trembi me parfum, thërrisni mendjen se po lini kokrrën e namit.
Do hyni në librat Guinnes, gjithçka shkruhet, Zoti ju dhëntë jetë, po do ju vijë turp kur të lexojnë nipërit dhe stërnipërit tuaj këto fjalë.
Ju them reagoni se keni reagoni jeni bërë si mumje kujt ti mbyllini gojën”, tha Sula.