Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj! ‘Sekrete’ për të gjitha gratë për t’a

Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore,

në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”

në Report TV tregoi trajtimet alternative nëpërmjet disa bimëve

të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat.

Për të gjitha gratë është shumë e rëndësishme trajtimi që në shenjat e para të fillimit të premenopauzës. Disa nga simptomat e paramenopauzes janë: çrregullim cikli (2 herë/në muaj ose 1 herë në 4-5/muaj), afshe të nxehta, dhimbje trupi, lodhje muskulare, dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi dhe djersitje gjatë natës, rritje e hormonit HFS dhe HLS dhe ulje e testosteronit. Sipas specialistit Merja bimët “mike” më të ngushta të femrave gjatë kësaj faze të jetës janë sherebela, tërfili i kuq, murrizi dhe bari i bletës. Nëse gratë do të konsumojnë këto bimë si çajra do të ndjejnë më pak efektet anësore pas hyrjes në menopauzë.

Me hyrjen në menopauzë bëhet ndalimi përfundimatar i ciklit menstrual dhe bashkë me të edhe i fertilitetit. Mosha e vendosjes së menopauzës varion nga 40 deri në 55 vjeç. Pavarësisht ndalimit të ciklit, gruaja mbetet e shëndeteshme dhe vitale, por shpesh kjo mund të shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale të cilat përkeqësojnë gjumin e gruas, japin valë/afshe nxehtësie, ulin energjitë, ankth apo ndjenjë merzitjeje, dhimbje kyçesh, çrregullime të tretjes, dobësi kockash, rënie dhe rrallim flokësh, etj.

Menopauza si një gjendje fiziologjike nuk ka nevojë për trajtim medicinal, por për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë të vështirë për të gjitha gratë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeroi disa çajra bimorë me bimë që gjenden në të gjithë zonat e Shqipërisë si sherebela, tërfili, konopica dhe bari i bletës. Këto sipas specialistit Merja janë ndër lulet më të mira që ndihmojnë për kalimin sa më lehtë të menopauzës si dhe efekteve anësore të saj.

Të gjitha gratë në menopauzë duhet të ndjekin një regjim dhe dietë ushqimore duke:

· Shmangur yndyrat si gjalpi, margarina

· Reduktuar sheqernat dhe alkoolin

· Shmangur të brendshmet e kafshëve, mishrat e përpunuara dhe produktet e skuqura

· Konsumuar bukë integrale, makanona, oriz, brokoli, karrota, speca, musli, fara kungulli, bajame, vezë, produkte qumështi, mish pa dhjamë, vaj ulliri, vaj liri, vaj kungulli, vaj fare të zezë, fruta të freskëta, erëza dhe çajra bimore.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi dhe një dietë klasike për t’a ndjekur të gjitha gratë gjatë periudhës së menopauzës.

· Përgatisni këtë çaj për menopauzën: hidhni në 1 litër ujë 1 dorë lule murrizi, 1 dorë sherebel, 1 dorë mantel zonje dhe 1 dorë bar blete. Pini 3 x 1 gotë/ditë para buke.

· Në mëngjes konsumoni një pjatë me kos ku shtoni 1 lgj komposto boronice dhe 3 lgj musli

· Vaj harmonia: pini 2 x 4 pika në ditë pas buke

· Propolis me rigon: pini 3 x 10 pika në ditë pas buke

· Një pjatë me fitoestrogjene: Gjelle me perime të ziera, 100 gr mish, fasule ose thjerrëza apo bizele, 1 karrotë, 1 qepë, pak lulelakër, mender ose borzilok, vaj ulliri

· Përdorni krem hidratues ose myku dhe lyeni lëkurën e thatë