Rezart Veleshnja reagon pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”

Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, me vendim të Vëllait të Madh përmes zarfit të zi.

Pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.

“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.

“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha aktori përmes një videoje.

Rezi u përjashtua dje nga gara, pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga Vëlla i Madh.

Mirëpo, ai nuk ishte i vetmi që u eliminua të premten.

Besforti ishte po ashtu që u përjashtua nga Big Brother VIP Kosova, pas fjalëve kërcënuese kundrejt Rezit, duke bërë që të penalizohet menjëherë nga produksioni.