Egla Ceno flet për mëmësinë : “Nuk do të doja të më ndodhte më”

Gjatë një bisede në “Goca dhe gra” për mëmësinë dhe shtyrjen e moshës nga shumë gra, Egla Ceno foli hapur për vendimet e saj personale. Ajo tha se nuk do e bënte një fëmijë në këtë moshë, pasi sipas mendimit të saj ka një moshë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara.

“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë.

Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqëndrimin tënd. Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeç dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeç.

Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”, tha Egla.

Megjithatë, në fund ajo shtoi se nëse fëmija vjen, ajo sigurisht që do ta mirëpriste.