E rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Klinë, 2 të vdekur

Kosovë-Të paktën dy njerëz kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në Klinë, Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:17 në sheshin “Mujë Krasniqi” të këtij qyteti.
Njëri nga viktimat raportohet se ndërroi jetë në vend ndërsa tjetri vdiq në spital.
Zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se është arrestuar një i dyshuar.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë.

Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Klan Kosova.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.