U qëllua në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ja kush është biznesmeni 52-vjeçar baba i dy fëmijëve

Eduart Reçi, një biznesmen 52 vjeç u qëllua pak para mesnatës së kaluar me plumb në kokë, teksa ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes.

Raportohet se Eduart Reçi, ishte babai i dy djemve dhe ishte sipërmarrës në fushën e ndertimit. Po kështu mësohet se 52-vjeçari, ka punuar para shumë vitesh në SHISH.

Në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi, ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.