21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dh të enjtes në Itali.
Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar – kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.
Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.
Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtrirë në spital gjatë natës, duke u liruar nga spitali mëngjesin e sotëm.
Për vdekjen e Rilind Thaqit kanë njoftuar edhe familja.
/GazetaSinjali/