Prej disa ditësh kanë nisur disa aludime në rrjet për një ndarje të mundshme të çiftit Xhensila-Besi. Çdo raportim nuk ka patur një burim të besuar apo reagim nga vetë çifti.
Duket se Xhensila ka qenë së fundmi viktimë e titujve që karakterizohen nga informacione të pavërteta, të cilat dëmtojnë imazhin e saj, duke u kthyer në një shqetësim edhe për njerëzit e afërm.
Efekti (keqdashës) i klikimeve bën që sot njerëzit të shpifin në rrjete sociale për t’u parë dhe për t’u dëgjuar.
Xhensila shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.