Ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33- vjecarit Dritan Lalaj, i cili i dha fund jetës duke varur në Gjermani.
Mbërritja e trupit të 33-vjeçarit u mundësia falë kontributit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, por edhe banorëve të fshatit.
Babait të tij, pak ditë më parë tha në media se donte shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.
Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë ndërsa më herët kishte tentuar vetëvrasjen me thikë.
DEKLARATA E BABAIT
Gori Lalaj, babai i 33-vjecarit Dritan Lalaj pak dite me pare tregoi telefonatën e fundit që ka pasur me të birin pak ditë para se ai të ndërmerrte aktin e rëndë.
Në një lidhje live për emisionin “Me Zemer të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti në News 24, ai tha se me Dritanin kishe folur para disa ditësh dhe e kishte pyetur si ishte nga gjendja shëndetësore, pasi dy javë më parë kishte tentuar të vriste veten, por kishte shpëtuar.
Po ashtu, ai tregoi se 33-vjeçari kishte probleme me pagesën në punë, pasi i kishte thënë që ‘nuk më kanë hedhur lekët, s’i kam marrë’”, duke treguar po ashtu se pronari i tij ishte maqedonas.
Gori Lalaj: Unë e mora vësh nga një shok që kishte kaluar në depresion dhe kishte tentuar të vriste vetën, i fola, tha se bëj më. Kemi folur para 3-4 ditësh, më tha që jam mirë. E pyeta për shëndetin. Mori një vizë në gusht, punonte me intervale, më tha që ‘nuk më kanë hedhur lekët, s’i kam marrë’. Pronari ishte maqedonas, emrin nuk ja di. As shoku i dhomës s’më tha gjë. Na erdhi njoftimi që është vetëvrarë djali. Jetonte me shokë, nuk i di emrat.