E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një 60-vjeçar, ja çfarë dyshon policia

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” në Dibër.

Policia sqaron se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.