Një shpërthim bombe ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në ambientet e jashtme të Minsitrisë së Punës në Athinë, Greqi.
Zona në qendër të Athinës , ku ndodhi një shpërthim bombë pak para orës 1:30 të mëngjesit, ka mbetur e bllokuar deri në orën 10 të mëngjesit të së shtunës.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vala goditëse theu xhamat si në Ministrinë e Punës (deri në katin e pestë) që ndodhen përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në ndërtesat e tjera fqinje.
Sipas mediave greke, shpërthimit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e mekanizmit.
Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë pajisja ka shpërthyer në orën 01:29 në këtë pikë.
Në telefonatë, ata thanë se Forca Revolucionare e Vetëmbrojtjes, një organizatë që nuk është parë më, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Pas shpërthimit, piroteknianët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.
ELAS njoftoi se për shkak të një objekti të dyshimtë ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në rrugën Stadiou në lartësinë e kryqëzimit të saj me rrugën Pesmazoglu.
Njoftimi i Policisë
“Sot (02-03-2024) në orën 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar me telefon nga Gazeta e Redaktorëve se kanë marrë një telefonatë në lidhje me vendosjen e një lënde shpërthyese në Ministrinë e Punës. e cila do të shpërthente në 40 minuta.
Zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke devijuar trafikun.
Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale.
Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist (D.A.E.B.)”.