Modelja e njohur zbulon detaje nga filmi “Njerëz dhe Fate”: Vlera më e madhe ishte…

Influencerja, Hilda Kertalli, ka qenë e ftuara e puntatës së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në Ora News”.

Së fundmi, Kertalli ka qenë pjesë e kastit të filmit më të ri shqiptar “Njerëz dhe fate”, ku mbante rolin e një vajze të quajtur Ana.

E pyetur nga moderatorja se sa është paguar, ajo zbuloi vlerën marramendëse që ka marr nga ky projekt.

Një pjesë nga intervista:

Esteri: Sa je paguar.

Hilda: Vlera më e madhe që kam marr në këtë film ka qenë eksperienca që fitova. Është një vlerë marramendëse dhe mendoj se në çdo punë vlera më e madhe është eksperienca që fiton dhe jo pagesa.