Kryeministri Rama ndjek në stadium sfidën Shqipëri-Çeki

Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në stadiumin Air Albania ku po ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri- Çeki, e vlefshme për Nations League.

Kreu i qeverisë duket se ka zgjedhur të ndjekë nga afër sfidën, i shoqëruar nga një tjetër anëtar i kabinetit të tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Po ashtu pranë Ramës shfaqet edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë.