Dashnor Sula i drejtohet Kuvendit me presh, patate dhe lopatë me vete: Vit i tmerrshëm për të ardhurat e fermerëve

Këtë të hënë, deputeti Dashnor Sula, ka zgjedhur sërish një mënyrë të veçantë për t`u paraqitur në Kuvend.

Deputeti demokrat ka marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa në fjalën për mediat para hyrjes në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.

Sula shtoi se edhe pse është rritur pagesa për vjeljen e ullinjve, periudhë kjo e ngarkuar për fermerët e zonës së Peqinit dhe Belshit, sërish nuk është e mundur gjetja e punëtorëve.

“Periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai.