Katy Perry bëhet “hor”, fansja ia vendos flokët në skenë, pamjet bëhen virale

Një video e çuditshme është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila shumë shpejt u bë virale.

Teksa këngëtarja Katy Perry po kërcente në skenën e klubit, ka ndodhur një incident i pazakontë, transmeton Indeksonline.

Pas këngëtares, e cila kishte flokë të lëshuar, u pa një tufë flokësh. Një fanse e panjohur ka shfrytëzuar rastin dhe pa shumë hezitim ka hequr nga koka flokët pa e vënë re as këngëtarja e njohur.

Por historia nuk ndalet me kaq. Thuhet se fansja më vonë e ka futur në kornizë atë fije dhe e ka vendosur në murin e shtëpisë. Videoja e incidentit, e cila tashmë ka mbi 9 milionë shikime në X, ka ngjallur reagime. “Shumë rrënqethës, ky është një sulm”, “Nuk jam i interesuar, ky është ngacmim dhe i çuditshëm”, “Kërcimtar, kujdes nga magjia e zezë”, janë vetëm disa nga komentet./Indeksonline/