50-vjeçari po voziste nën ndikimin e alkoolit, policia e gjobit me 200 euro dhe ia merr lejën për tre muaj

Policia në Gjilan gjatë një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë, shoferi i së cilët po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe për tre muaj i është marrë leja.

Komunikata:

Vozitje e mjetit nën ndikim të alkoolit

Gjilan, 18 nëntor 2024

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim

drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 ‰, matje me alkool test.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.